Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot kanë rezultuar 33 persona pozitiv me COVID19.
Zemaj tha se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes
“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, ka deklaruar Zemaj.