Në një takim me të gjithë futbollistët gjatë ditës së hënë, presidenti i klubit futbollistik “Gjilani” Florim Zuka u ka kumtuar lajmin se do jenë të lidhur me kontratën e tyre deri më 30 qershor dhe nuk do të ketë asnjë kompromis për të ndryshuar ambien para kësaj date, raporton Gazetasheshi.com.
Megjithëse deri më tani tre futbollistë kanë konfirmuar ndarjen me kuq e bardhët, sipas të gjitha gjasave nuk do të kenë asnjë mundësi të luajnë me klubet rrespektive para 1 korrikut.
Kështu Armend Thaçi dhe Leutrim Bekteshi pritet të humbasin rundin e parë të garave kualifikuese për Europa League me Prishtinën.
Ndërkohë që diskurs i njejtë vlen edhe për Betim Haxhimusën i cili ka arritur marrëveshje me Dritën, por që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë mundësi të luajë në parakualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Ndryshe Gjilani para datës 30 qershor nuk ta kryejë asnjë transfer, ndërkohë që pritet edhe zyrtarizmi i trajnerit për edicionin e ri.