Ditëve të fundit flitet se disa lojtarë janë larguar nga klubi i SC Gjilanit, pasi klubi gjilanas po përballet me probleme financiare shkruan Radio Star.
Asnjë lojtarë nuk është larguar nga skuadra e SC Gjilanit, burimet brenda klubit për ‘Radio Star ‘, thonë se asnjë lojtarë nuk do të largohet nga klubi, të gjithë lojtarët janë pjese e saj dhe së shpejti klubi do të jete në duar të sigurta, lojtarë kanë kontrata dhe do të paguhen deri në centin e fundit, lojtarët do të mbrojn me krenari fanelen e SC Gjilanit.
Së fundmi në disa portale thuhet se dy lojtarët e SC Gjilanit, Arbnor Ramadani dhe Përparim Islami, tashmë janë pjesë e Llapit, po që mbetet të shihet në ditët në vazhdim.
Skuadra e SC Gjilanit, pritet që së shpejti të zgjedh problemin statutarë të saj, pasi klubi gjilanas nga fillimi i sezonit ka mbetur pa donatorin e saj kryesor Florim Zuka, i cili dha dorëheqje nga klubi./RadioStar/