Asociacioni i Komunave të Kosovës (AAK) i ka dhënë afat Qeverisë deri më 5 shtator që t’i ekzekutoj pagat në sistemin arsimor dhe atë të shërbimit civil në nivel lokal.
Përmes një postimi në Facebook, AKK-ja kanë kërkuar që Qeveria dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të dialogojnë në mënyrë që greva të përfundojë e situata të kthehet në normalitet, shkruan teve1.info
Ata po ashtu kanë kërkuar nga Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit që të mos ndërhyjnë, por ta largojnë presionin nga komunat duke kërkuar listat e grevistëve.
AKK-ja janë shprehur të shqetëuar edhe me ekzekutimin selektiv të pagave për sektorin publik.
“Po ashtu kryetarët e Komunave janë të shqetësuar më ekzekutimin selektiv të pagave për sektorin publik në nivel lokal dhe kjo po shihet si formë presioni dhe ndëshkimi i punonjësve të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë duke i kryer obligimet e tyre ditor. Në rast se deri më datë 5 shtator 2022, nëse një gjë e tillë nuk realizohet atëherë Komunat janë të detyruara të shqyrtojnë mundësitë për marrjen e masave të tjera ligjore për mosekzekutim të pagave nga Ministria e Financave”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/
Njoftimi i plotë:
Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin urgjent në lidhje me situatën e rëndë aktuale sa i përket grevës së përgjithshme, si në sistemin arsimor dhe atë të shërbimit civil në nivel lokal.
Kryetarët në përfaqësimin e 22 Komunave edhe një herë shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me situatën e krijuar, ku theksuan se një gjë e tillë shkakton pakënaqësi të thella dhe pengesa të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Kryetarët shprehën angazhimin dhe ndërmarrjen e të gjitha përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo kjo gjendje e jashtëzakonshme, ka burimin nga mungesa e dialogut të mirëfilltë të qeverisë dhe sindikalistëve.
Andaj, Këshilli i Kryetarëve vlerëson se përgjegjësit kryesor të këtij tensionimi në mes palëve, në këtë rast Qeveria dhe BSPK-ja duhet të dialogojnë në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe greva të përfundojë, dhe që të gjitha institucionet të kthehen në normalitetin dhe punën e tyre.
Komunat janë ato, të cilat po i bartin pasojat e kësaj situate të rënduar, sikurse është presioni ndaj DKA-ve dhe ZKF-ve, në dorëzimin e listave të zyrtarëve komunal të cilët janë pjesë e grevës së përgjithshme.
Po ashtu Këshilli i Kryetarëve kërkon që MFT dhe MASHTI të mos ndërhyjë dhe ta largoj presionin nga komunat duke kërkuar listat e grevistëve sepse po shkakton diferencimin e individëve e cila shikohet si një tendencë e rrezikshme.
Po ashtu kryetarët e Komunave janë të shqetësuar më ekzekutimin selektiv të pagave për sektorin publik në nivel lokal dhe kjo po shihet si formë presioni dhe ndëshkimi i punonjësve të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë duke i kryer obligimet e tyre ditor.
Në rast se deri më datë 5 shtator 2022, nëse një gjë e tillë nuk realizohet atëherë Komunat janë të detyruara të shqyrtojnë mundësitë për marrjen e masave të tjera ligjore për mosekzekutim të pagave nga Ministria e Financave.