Restorant Astoria ka përgatitur një program të veçantë muzikor për fundjavë, duke ofruar mundësi për të kaluar mbrëmje të këndshme në ambient familjar, me muzikë dhe argëtim.
Programi nis të premten, më 20 nëntor, nga ora 20:00, me paraqitjen e Remzie Osmanit dhe Nexhat Osmanit.
Ndërsa të shtunën, më 21 nëntor, po ashtu nga ora 20:00, mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë muzikën e Vëllezërve Aliu.
Astoria fton të gjithë të interesuarit që të bëjnë rezervimet me kohë për të qenë pjesë e këtyre dy mbrëmjeve muzikore.
Rezervimet: +383 43 888 838










