Sulmuesi ferizajas po kalon në një formë fantastike te Feronikeli. Astrit Fazliu ka realizuar katër gola në këtë start kampionati dhe është ambientuar mjaft mirë në ekipin nga Drenasi, shkruan Gazetasheshi.com.
I ftuar në emisionin “Sporti Total” në KTV foli gjithashtu edhe për kalimin e tij të bujshëm nga Drita te Feronikeli, duke treguar edhe arsyen pse i la ndeshjet ndërkombëtare me bardhekaltërit vetëm e vetëm për tu transferuar te ekipi nga “Rexhep Rexhepi”.
“Kushtet që m’i ofroi Drita dhe kushtet që m’i ofroi Feronikeli ishte diferencë e madhe. Kushtet e ofruara nga Feronikeli më bindën që të nënshkruaj me Feronikelin”, ka theksuar Fazliu.
Fazliu u rikthye në futbollin kosovar edicionin e kaluar dhe e fitoi titullin kampion me Dritën, pas disa viteve të kaluara në kampionatin maqedonas dhe atë shqiptar.