Astrit Sherifi, krah i djathtë i kryetarit aktual dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Alban Hysenit, ka vendosur të garojë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit për një vend në Asamblenë Komunale të Gjilanit. Ai thekson rëndësinë e Asamblesë në avancimin e projekteve të mëdha për komunën dhe angazhohet të punojë me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim në shërbim të çdo lagjeje dhe fshati të komunës.
Mbështetja e qytetarëve është forca e tij më e madhe në këtë rrugëtim drejt një Gjilani të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.
Ky është postimi:
Të dashur familjarë, miq dhe qytetarë të Komunës sonë,
Me dëshirë dhe përkushtim për t’i shërbyer qytetit tonë, kam marrë vendimin të kandidoj për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ky hap është përgjegjësi dhe nder për mua, prandaj ju ftoj të jemi bashkë në këtë rrugëtim.
Mbështetja juaj është forca ime më e madhe për të punuar me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim në shërbim të çdo lagjeje dhe çdo fshati të komunës sonë.
Listës i prin kryetari aktual dhe i ardhshëm, Alban Hyseni@, ndërsa unë jam gardiani i listës së fitores si i fundit, me numrin 39!
#pergjilanitqeduam
#1AlbanHyseni
#39AstritSherifi