Në një atmosferë plot energji dhe entuziazëm, kandidati për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Sherifi, u prit ngrohtësisht sonte në Çernicë.
Në tubimin e organizuar morën pjesë edhe banorë nga Vrapqiqi, Gumnishta dhe Kravarica, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin Sherifi dhe për Lëvizjen Vetëvendosje.
Astrit Sherifi, i njohur për angazhimin e tij në komunitet, u mirëprit me shumë dashuri nga bashkëfshatarët e tij, duke marrë përkrahje të fuqishme për vazhdimin e rrugëtimit politik.
“Fitorja po vjen – bashkë, me zemër dhe me besim,” u tha në përfundim të takimit.
Statusi i plotë:
Në një atmosferë fantastike, energji e entuziasëm, sonte u pritëm në Cërnicë!
Faleminderit nga zemra banorëve të Cërnicës, Vrapqiqit, Gumnishtës dhe Kravaricës për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen e madhe që na dhuruan.
Në tubim morën pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Shqipe Selimi, si dhe deputetë të tjerë nga Gjilani, të cilat dhanë mesazhe të fuqishme për bashkim e fitore.
Krenarë edhe për kandidatin tonë për Asamble nga ky fshat, Astrit Sherifi, i cili u mirëprit me shumë dashuri nga bashkëfshatarët e tij.
Fitorja po vjen – bashkë, me zemër dhe me besim! ❤️
#BASHKËpërGjilanin