Poezi e lexuar në orën letrare “Muza e Agimit” mbajtur në Zhegër të Gjilanit në kuadër të manifestimit tradicional Kulturor “Ditët e Agimit”, 2018, kushtuar heroit Agim Ramadani.
Heset ZYMBERI
ATA…
U nisën
Rrugës kah dielli
Për të mbjellue emrat
Lapidar në kohë.
Njëmijë vjet
Ëndërruar kanë
Mollën në bajrak
E nusen pa duvak.
Ecën
Udhëkryqeve të historisë
Për të rënë
E për të mos vdekur kurrë.