Rita Ora përmes një postimi në instagram tha se i kishin thënë se janë afër 300.000 mijë persona që presin performancën e saj.
“Ata vetëm më thanë se rreth 300 mijë njerëz dolën të më shohin sonte. Gëzuar ditën e pavarësisë. Unë nuk do të isha kudo tjetër në botë. Ne e filluam këtë së bashku, nuk do të isha këtu, pa ju. Gati dhjet vjet në këtë lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk shuhet. Jam mirënjohëse. Unë jam krenare. Unë jam shqiptare. Deri herën tjetër!!! Ndalesa e radhës Brit Awards”, ka shkruar Rita në Instagram.