Foto Ilustrim
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se disa biznese siç janë gastronomia/hoteleria, këngëtarët e stilistët e flokëve dhe sallonet e bukurisë nuk i kanë deklaruar saktë të hyrat gjatë sezonit të verës, raporton teve1.info
Përmes një konference për medie, Murtezaj tha se bazuar në sistemin e ndërtuar nga ATK për kontrollimin e këtyre bizneseve, ka dalë që gjatë kësaj periudhe janë deklaruar pagesa kryesit të ulëta,mosdeklarim i punëtorëve dhe pagesa me para cash.
“Problemet më specifike, të dala nga sistemet dhe modulet e ndërtuara përbrenda ATK-së, të cilat kanë kontribuar në këtë përzgjedhje të trajtimit të kësaj industrie: pagesa përgjithësisht të ulëta, me një kontribut të vogël në të hyra, pavarësisht numrit të madh të tyre; mos-deklarimi i punëtorëve dhe pagesa cash e tyre; mos-deklarimi apo nën-deklarimi i ahengjeve dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore; mos-lëshimi i kuponëve fiskal; pagesat po ashtu në cash të realizuara në mes të konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme; si dhe mos mbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj”,tha Murtezaj.
Zëvendësdrejtori i ATK-s, Ilir Murtezaj, i bëri thirrje të gjitha bizneseve që brenda afatit të rregullt t’i kryejnë të gjitha pagesat tatimore.
“I bëjmë thirrje që deri në afatet e rregullta me datën 20 të muajit shtator dhe 15 tetor, të deklarojnë dhe paguaj obligimet tatimore, pasi që pas këtyre afateve veprimet e ATK-së nuk do të jenë më thirrje por veprime konkrete”, u shpreh ai.
Murtezaj i bëri thirrje të gjithë personave, bizneseve, të cila gjatë kësaj sezone kanë pasur aktivitete të shtuara të deklarojnë dhe paguajnë saktë obligime e tyre që i përcakton Legjislacioni Tatimor në fuqi.
Në të kundërtën, sipas tij, ATK është e obliguar që të fillojë me hapjen e kontrolleve, si dhe ndëshkimet për mos deklarim, e cila sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës konsiderohet si vepër penale.