Ministria e Financave ka njoftuar se sot në Gjilan, inspektorët e ATK-së dhe Inspektoratit Qendror të Punës kanë vizituar bizneset në sektorët e gastronomisë dhe ndërtimtarisë.
Sipas njoftimit, përgjatë vizitës janë identifikuar punëtorë të padeklaruar dhe pa kontrata pune, shkruan teve1.info.
Derisa thuhet se ndaj punëdhënësve të tyre janë iniciuar procedurat e gjobitjes.
“Inspektimet për identifikimin e punëtorëve të padeklaruar kanë vazhduar në Komunën e Gjilanit. Inspektorët e ATK-së dhe Inspektoratit Qendror të Punës shoqëruar nga Zëvendësministri Avni Zogiani dhe Kryeinspektori i IP-së Z. Hekuran Nikçi kanë vizituar bizneset në sektorët e gastronomisë dhe ndërtimtarisë. Në këto vizita janë identifikuar raste të punëtorëve të pa formalizuar dhe pa kontrata pune, ku për punëdhënësit e tyre janë iniciuar procedurat e gjobitjes”, thuhet në njoftim.