Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se janë rritur të hyrat tatimore përgjatë tre muajve të p[arë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për mbi 25 milionë euro, raporton teve1.info
Sipas komunikatës për medie të ATK-së, mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro, ndërsa sipas saj, nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%.
Megjithatë, ATK nuk e ka publikuar edhe shumën e të hyrave nga viti i kaluar.
“Mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro, ndërsa nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%”, thuhet në komunikatë.