Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sqarimeve plotësuese lidhur me njoftimin e publikuar më parë me titull “Të ardhurat e gjeneruara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme!”, njofton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë se bazuar në Ligjin Nr. 03-L/222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, të ardhurat që realizohen nga këta persona, si të ardhura të ligjshme apo të paligjshme, për qëllime tatimore janë të ardhura të tatueshme.
Detyrimet tatimore për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi i cili ka realizuar të ardhurat, si:
• Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person fizikë jo afarist apo Person fizikë afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhura Personale dhe për të ardhurat e realizuara, të aplikoj normat tatimore si në tabelën e bashkangjitur.
• Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person juridikë, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe për të ardhurat e realizuara, të aplikoj normën tatimore si në tabelën e bashkangjitur.
Nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mbanë evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen.
Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!
Administrata Tatimore e Kosovës