FC Drita ka pritur sot një vizitë të veçantë dhe historike, ku Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim special me drejtuesit e klubit bardhekaltër.
E shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Presidentja është njoftuar nga afër me punën, arritjet dhe rolin që FC Drita ka në sportin vendor dhe komunitet.
Vizita është vlerësuar si një moment i rëndësishëm për klubin, duke sjellë një ndjenjë të fortë motivimi dhe mirënjohjeje në mesin e stafit, lojtarëve dhe tifozëve.
Komunikata e plotë:
Sot patëm nderin dhe privilegjin të presim në FC Drita në një vizitë historike Presidenten e Republikës së Kosovës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, si dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni. Kjo ishte një nga vizitat më të rëndësishme në historinë e klubit tonë, një moment që na mbushi me krenari dhe motivim të jashtëzakonshëm.
Prania e Presidentes në ambientet tona është vlerësim i madh për punën, përkushtimin dhe rolin që FC Drita ka në zhvillimin e sportit, komunitetit dhe rinisë. Ky takim na inkurajon të vazhdojmë rrugëtimin tonë me edhe më shumë energji dhe përgjegjësi.
Në emër të klubit, lojtarëve, stafit dhe gjithë tifozëve bardhekaltër, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për këtë vizitë.
Faleminderit Presidente!
FC Drita do të mbetet gjithmonë shtëpia e vlerave dhe suksesit.







