Tifozët e Dritës, të njohur si “Intelektualët”, kanë shpërndarë një mesazh motivues përpara ndeshjes së rëndësishme të së nesërmes ndaj Shkëndijës së Tetovës, duke kërkuar mobilizim sa më të madh në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përmes një komunikate të publikuar në rrjete sociale, grupi tifoz deklaron se atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme dhe se të gjithë adhuruesit e skuadrës duhet të jenë të pranishëm për ta përkrahur ekipin drejt suksesit.
Mesazhi i plotë i Intelektualëve:
“Mirëmëngjesi familja e madhe bardhekalter.
Nesër nuk ka asnjë arsye për të humbur spektaklin në ‘Fadil Vokrri’.
Së bashku me vëllezërit nga Tetova, SHOW i garantuar!”
Intelektualët theksojnë se përballja me Shkëndijën nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një mundësi për të treguar bashkim, pasion dhe përkrahje të pakushtëzuar për skuadrën e zemrës.









