Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e auditimit të vitit 2025 ka gjetur se Komuna e Vitisë gjatë vitit 2025 kishte lidhur Kontratë Publike Kornizë për “Shërbimet e mbështetjes profesionale me komponentën për ofrimin e shërbimeve publike dhe të mirëqenjes së qytetarëve” për 24 muaj në vlerë prej 708,328€.
Tutje sipas raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Vitisë për vitin 2025, thuhet se nga rishikimi i dëshmive të pagesave Komuna gjatë vitit kishte angazhuar 106 punëtorë përmes operatorit ekonomik, ndonëse pozitat e tyre, sipas natyrës së punës, duhej të plotësoheshin përmes procedurave të rekrutimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe jo përmes kontraktimit të shërbimeve të veçanta.
ZKA-ja në raport thekson se “Kryetari duhet të sigurojë që planifikimi dhe angazhimi i burimeve njerëzore të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për zyrtar publik, duke shmangur përdorimin e kontratave të shërbimeve për funksione që përfaqësojnë pozita të rregullta pune”.
Pjesë nga raporti për gjetjen në fjalë:



