Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), Aurora Osmani – Buca, së bashku me zyrtarin për shëndet publik, dr. Veton Uka, për Ditën Botërore të Ujit, vizituan Pendën e Përlepnicës.
Drejtoresha e DSHMS-së tha se nga stafi gjegjës u njoftuan rreth furnizimit me ujë dhe kualitetin e tij.
“Momentalisht gjendja me furnizim me ujë të pijshëm është e kënaqshme. Mirëpo gjithmonë ne si drejtori bëjmë thirrje publike, që uji të shfrytëzohet në mënyrë sa më racionale. Duke e ditur që uji është jetë, ftojmë të gjithë qytetarët që ta ruajnë këtë resurs primar jetësor nga ndotja dhe keqpërdorimi”. ka bërë me dije drejtoresha Osmani – Buca.