Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se sot janë njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Itali për në Kosovë.
Abdixhiku deklaroi se nisja është ilegale dhe pa autorizimin e Ministrisë dhe autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci.
“Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë”, tha Abdixhiku, raporton Indeksonline.
Ministri theksoi gjithashtu se për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim.
“Jemi në konsultim të ngushtë me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Ministrin e Shëndetësisë”, përfundoi Abdixhiku.