Pak çaste më parë është raportuar se një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Autobusi ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur për shkak të kushteve të vështira të rrugës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mediat serbe po raportojnë se janë lënduar 11 persona nga ky aksident dhe se janë duke u transportuar në spitalin e Krushevcit.
Derisa autobusi i përket kompanisë kosovare “Zhitia Tourist”.
Theksojmë se ky autobus i nisur nga Kosova po shkonte drejt Sllovenisë.