Autostrada Prishtinë – Gjilan, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 90 milionë euro.
Ministri i Infrastrukturës në detyrë, Pal Lekaj, për “Zërin” ka thënë se këto punime po vazhdojnë në mënyrë dinamike dhe pa ndërprerje.
“Në autostradën Prishtinë – Gjilan po punohet me dinamikë në të gjitha lotet. Punët janë duke vazhduar sipas planifikimit dhe ajo do të përfundojë brenda afatit të paraparë që është fundviti 2020”, ka thënë ai për “Zërin”
Sipas tij, me dinamikën me të cilën po punojnë kompanitë kontraktuese, projekti do të përfundojë para vitit 2020.
“Megjithatë dinamika e shtuar e kompanive vendase është tregues se do të kryhet para këtij afati”, ka thënë ai./Zeri/