Autostrada e Gjilanit, një nga projektet më të përfolura infrastrukturore në Kosovë, po shfaq sërish pamje që nxisin shqetësim publik. Në fotografinë e realizuar në terren, shihet qartë një segment i asfaltuar që ndalet befas në mes të fushës, pa ndonjë qasje funksionale ose lidhje me rrjetin rrugor përreth.
Banorët lokalë dhe qytetarët e Gjilanit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në rrjete sociale, duke e quajtur këtë projekt “autostradë pa destinacion”, ndërsa kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet për zvarritjen e punimeve.
Autostrada e Gjilanit ishte paraparë të përmirësonte ndërlidhjen mes Anamoravës dhe pjesës qendrore të Kosovës, por ndërprerjet në punime kanë lënë pas vetes segmente të pakryera, që për momentin duken më shumë si simbol i harresës sesa i zhvillimit./Radio Star/