Një sasi e konsiderueshme e mishit është konfiskuar në komunën e Ferizaj.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës Lamir Thaçi.
Thaçi tha se janë konfiskuar afro 2 mijë kilogramë.
“Kontrolli është realizuar në të gjitha mishtoret e komunës së Ferizajt. Janë konfiskuar 1 mijë e 670 kilogramë mish. Inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish ose nënprodukte mishi në mospajtueshmëri me kriteret ligjore për tregtim, janë ndërmarrë masat me largim të menjëhershëm nga shitja të produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri në asgjësim. Mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte. Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”, tha Thaçi.