Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka refuzuar importin e një sasie prej 21,280 kilogramë koncentrat pije (lëng portokalli – 65 përzierje aseptike konvencionale).
Përmes një komunikate për media, AUV ka theksuar se pas kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të mallit nga Inspektorati Fito Sanitar, është konstatuar se koncentrati për pije kishte afat të skaduar dhe, si pasojë, është ndaluar hyrja e tij në Kosovë.
“Ky vendim është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore, i cili përcakton se produktet me afat të skaduar paraqesin rrezikshmëri të lartë për konsumatorët, dhe si të tillë, ato nuk lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

