Sot ka dështuar përsëri seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e cila ishte paraparë të mbahej si vazhdim i seancës së katërt dhe pestë, raporton Radio Star.
Asambleistja nga radhët e LDK-së, Gresa Avdiu, ka reaguar ndaj pozitës dhe ekzekutivit, të cilët nuk ishin të pranishëm sot në seancë.
Ajo ka theksuar se deri sot ishte bërë thirrje për opozitën që t’i votojnë këto bartje, ndërsa sot as pozita e as ekzekutivi nuk ishin prezentë.
Shkrimi i plotë:
Në rend dite ishte kërkesa për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i planit të të hyrave vetanake të vitit 2023, në shumën e mbi 2.5 milionë euro. Deri sot thirrje për opozitën që t’i votojnë këto bartje, e sot as pozita e as ekzekutivi në sallë.
Turp!