Shefi i Grupit të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se degradimi që kjo Qeveri ia ka bërë vendit për një kohë kaq të shkurtër, nuk do të mund ta bënte askush.
“Në 4 muajt e qeverisjes Haradinaj janë thyer të gjitha rekordet në degradimin e institucioneve të shtetit. Askush nuk do të mundëte që në periudhë kaq të shkurtër kohore të bënte një degradim të tillë. Tashmë është konsideruar edhe vendosja e sanksioneve ndaj shtetit të Kosovës. Nuk e kemi pa asnjë vizitë të Haradinajt jashtë Kosovës as Kosovën se ka vizituar ndonjë personalitet i veçantë”, ka thënë Hoti, shkruan Periskopi.
Ai ia ka kujtuar Haradinaj se ka ministra në Qeverinë e tij mbi të cilët rëndojnë akuza të ndryshme.
“Një qeveri megalomane me 21 ministra secili me nga 5 zëvendësministra. Kemi një ministër që akuzohet për torturë ndaj shqiptarëve, një tjetër që gjuan me armë Kryeministri fyen gazetarët, ju ka fyer juve. Ka marrë vendime joligjore për shkarkim të borxheve. Ka falur borxheve joligjore. Ka nda mjete nga rezervat sikur të ishin të xhepit të tij”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se temat e mëdha për të cilat është themeluar kjo Qeveri nuk po marrin zgjidhje.
“Temat e mëdha që në fakt është themeluar nga kjo qeveri nuk kanë marrë zgjidhje. Ushtria është e kushtëzuar nga Lista Serbe, demarkacioni po shihet se ka qenë një kauzë e rrejshme, besoj se kjo çështje të marrë zhvillimin e duhur. Dialogu me Serbinë po zhvillohet pa asnjë platform. Vizat dhe premtimet që vizat do të arrihen të liberalizohen nuk e kemi parë një perspektivë të tillë askund. Dinamika e punës në Kuvend reflekton edhe dinamikën e punës së qeverisës”, ka thënë Hoti.
Hoti ka thënë se LDK do të kërkojë zgjedhje të reja, menjëherë pas votimit të demarkacionit në Kuvend.
“Jemi të vendosur që mënjeherë pas votimit të demarkacionit, qeveria duhet të jap dorëheqje dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe sovrani duhet të vendos se kush do të udhëheq me vendin.”, ka thënë ai.
“Koalicioni është tërësisht i shpartalluar, asnjë seancë nuk mund të zhvillohet nëse LDK nuk është aty. Seanca po zhvillohet në mungesë kuorumi sepse koalicioni është i shpartalluar. Tentimi për shfuqizimin e Speciales, është tendenca më skandaloze që ka marrë dikush në historinë e Republikës së Kosovës. Liderët i keqpërodrën deputetët e tyre e më pas I tradhëtuan duke u distancuar nga këto veprime. Në këto veprime përgjegjësinë e mban kryeministri i vendit por edhe PDK si partner I koalicionit dhe jam I bindur se do ta pagujë faturën për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.