Shefi i grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Avdyl Aliu, ka reaguar pas seancës së fundit të Kuvendit Komunal, duke kritikuar ashpër administratën komunale dhe kryetarin Alban Hyseni.
Sipas Aliut, administratori i komunës, pasi pa raportin e votave gjatë seancës, u largua me nxitim për të kërkuar ndihmë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për procedurat e shkarkimit të Kuvendit Komunal. Përkundër përpjekjeve, përgjigjja nga MAPL ishte zhgënjyese.
Aliu gjithashtu ka theksuar mungesën e ekzekutivit të komunës në dy seancat e mbajtura, duke ngritur dyshime mbi përgjegjshmërinë e tyre pas raportit negativ të Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare të vitit 2023.
Shkrimi i plotë:
Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ‘administratori’ i komunës sëj Gjilanit, duke e parë raportin e votave me rastin e votimit, lëshoi seancën e kuvendit për të vrapuar drejt në zyrën e tij, për t’i kërkuar ndihmë dostit në MAPL për të filluar procedurat për shkarkimin e Kuvendit Komunal.
Nuk vonoj shumë, përgjigja i erdhi nga MAPL, përgjigje dëshpëruese nga dosti!
Siç po shihet edhe në fotografinë nga Kuvendi Komunal, asnjëri prezent nga ekzekutivi i komunës gjatë mbajtjes së dy seancave të Kuvendit Komunal (seanca e jashtëzakonshme dhe seanca e rregullt).
Sot ndër të tjerash, temë qëndrore ka qenë Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komunës së Gjilanit për vitin 2023.
Duke ditur për cilësimin skajshmërisht negativ nga ZKA: OPINION I KUALIFIKUAR dhe duke mos dashur të dëgjojë vlerësimet e opozitës për këtë raport, administratori me ekipën e tij, pa asnjë arsytim bojkotuan këto dy seanca të sotme.
Dikush në kuvend e komentoj më ndryshe mosprezencën e qeverisjes komunale :
Nuk mundën me shkarku Kuvendin, me gjasë qenkan VETËSHKARKUAR.