Avni Rudaku Dekada e re qesharake e PDK-së:
me Agim Aliun
me Sami Lushtakun
me Qemajl Mustafën.
As të rinj në moshë.
As të rinj në ide.
As të rinj në angazhime: me nga një e dy mandate; me kthime e rikthime pozicionesh, të konsumuar tashmë.
Pa reforma në partitë politike, as mos shpresoni në reforma të shoqërisë. Partitë janë shkolla ku qarkullojnë elitat, kandidatët dhe listat.
Në demokraci, reformat e partive janë reforma të shoqërisë. Rrugë tjetër, mbetet vetëm rruga, nismat e reja me kondicion shumë të gjatë e shumë të vështira për t’u shtrirë gjithandej.
O me reforma në parti, o me revolucion në shoqëri. E para, më e kollajshme, me pak dhembje… E dyta, më me sfida, me shumë dhembje nëse shpërthen në dhunë.