Diçka personale: nga muaji tetor e deri më 31 dhjetor 2021, nga angazhimi im në universitet publik nuk kam marrë asnjë cent. Fare nuk më intereson se si, qysh e tek, por e di që kjo Qeveri paragjykon çdokend që punon në arsim, PTK, KEK, administratë publike, infermieri, si ‘kontigjente të Thaçit’.
Jo rastësisht kapet me mësimdhënësit, shërbyesit civilë, infermierët etj. Gjithçka mund të jetë, por nga kjo natë e Vitit të Ri, e mallkoj çdo Qeveri të Kosovës, duke përfshirë edhe të Albin Kurtit.
Kontrata ime është Asistent i angazhuar. Për 5 vjet, jam i tillë dhe po hy në vitin e gjashtë. Aplikoj për çdo vit, herë m’i japin 8 orë, herë 2 orë, herë 4 orë. Punoj fyt e lak, duke shikuar edhe sekondën e fillimit e mbarimit të ushtrimeve.
Janë mijëra studentë që më njohin dhe cilido le të më përgënjeshtrojë publikisht për gjërat që them. Kurrë nuk kam qenë me asnjërën Qeveri dhe sa të mundem, do të jem kritik i secilës prej tyre.
Edhe po të kisha preferenca, do të ishin të drejta kushtetuese, demokratike e qytetare, por ncuk! Madje, për ironi, ka shumë vjet që nuk votoj fare dhe mundet çdokush ta verifikojë në librin ku jepet letërnjoftimi dhe nënshkrimi para se të votohet.
Edhe njëherë, Albin, ke mallkimin tim! Po qysh bre me muaj nuk i qitni paret për punën që bëjmë?! Çka është ky sistem koti, jo prerje buxhetore, jo Hamami i Hyrës, jo dreqi?! Për mua ka rëndësi, se nga puna ime, nuk kam fituar asnjë cent për disa muaj! Plus janari është muaji i rëndë: ka shumë ditë, nuk shkon hiç!!!
Bashkë me të gjithë paraardhësit e tu në fron, ke mallkimin tim, në këtë natë të Vitit të Ri!
P.S. Nuk ma do me hesht, toka me u rrotullue mbrapsht!