Rrëfimi i Avni Rudakuit, i cili para ca ditësh përjetoi një ngjarje të pazakontë në QKMF të Gjilanit.
Rrëfimi i plotë:
Sa kushtoi një infuzion para ca ditësh për nënën time pensionere?
Shkoi në ambulancën e lagjes. Ishte mbyllur. Ishte zhvendosur në fundjavë, në qendër të qytetit. Në shtëpi të re shëndeti. Imagjinoni, hyri në sportel, një recepcioniste e pyeti:
Emri, mbiemri, emri i babait, emri i nënës, ditëlindja.
Pensionere, nuk paguan gjë! (Hamamin e Hyrës) Lexoje deri në fund:
Më pas, nr.1, salla e mjekes. Asnjë kontroll. Shko bëje testin e COVID-it. Shko poshtë në laborator. Shkuam poshtë. Bashkë, dorë për dore. E bëri testin. Nëna ishte me maskë. Unë jo. Ajo që ia bëri ishte shumë e dashur në komunikim, por pa maskë. Nëna doli negativ. Moti dhe një udhëtim gjashtë orë me bus te motra, e kishte lodhur. Edhe mosha!
Erdhëm në nr.1, ia mati shtypjen, me insistimin tim. I doli mirë. Më pas, menjëherë i shkroi një infuzion. S’ka asnjë medikament. Shkova te barnatorja. Ia bleva ilaçet në barnatoren jashtë qendrës, edhe si emergjencë, edhe si ambulancë lokale. Rreth 15 euro kushtoi veç një infuzion. Te Diagnoza, private, kushton 15 euro krejt infuzioni dhe me infrastrukturë shumë më estetike e funksionale. Me veturë a taksi, prej Dardanisë 1 deri te Stacioni i Autobusëve për te mjeku, së paku i shpenzoni rreth 8 euro, sepse është rritur shumë edhe taksimetri. Nejse, shkova me harxhin tim për pacienten pensionere, për infuzion. Imagjinoni, ambulanca e re, si objekt, por veç një sallë me 5 shtretër, edhe katër pacientë në radhë për infuzion. U dashtë shumë të prisnim. Sërish në një sportel tjetër. Recepcionistet në sportel, tepër buzëvarur e çehrezi në fytyrë. Sërish emrin e babait e nënës.
A janë normalë? Pse ore pyesin aq shpesh, këdo, emrin e babait e nënës të 69-vjeçares?!
Aq shumë sportele, e zyra koti, e vetëm një sallë shtretërish për pacientë e rrëmujë.
O Alban kryetari, nuk je ka di o vëlla!
I ri, por shumë i dobët në qeverisje!
Të morën në qafë në studio televizive, me lavdërimet për Kryeministër të ardhshëm!
Nejse, nëna e mori infuzionin dhe me një, u kthjellë loçka!
***
Krejtat i duroj, por pyetjen për emrin e babait e nënës së nënës, në gjendje të sëmurë, në disa sportele, nga punonjëse buzëvarur, nuk e duroj dot. Kur ndaj përvoja personale, e kam hallin për qindra familje, jo doemos për veten time. E dhimbshme dhe e bezdisshme!