O njerëz, nuk ia jap votën asnjërit kandidat/e në Gjilan e kudo tjetër! Pse?
O njerëz, premtojnë smart city, bike city, green e eko city, e ende shumica e lagjeve urbane, por edhe në fshatra, kanë sfida me ujë të pijshëm.
Na duhet njëherë një “Water city”, “Shakta city”, “Transport city”, e në vend të free wireless, free trotuar nga pilarat me turshi me paketa ku nuk mund të ecim si këmbësorë.[Shumica e kosovarëve kanë 3G, paguajnë internet në shtëpi, kudo në kafebare e lokale free wi-fi. Problemi është pikërisht e kundërta dhe një kandidat që kërkon luftimin e varësisë nga qasja online 24h, do të ishte unik dhe relevant në premtim.]
O njerëz, na duhet “Water city”!
Poshtë krejt kandidatët!
Respekt për refuzuesit, bojkotuesit, abstenuesit, neutralët! Ma mirë hiç, i revoltuar!
Avni Rudaku: O njerëz, nuk ia jap votën asnjërit kandidat/e në Gjilan e kudo tjetër! Pse?
Ndani këtë artikull