Shkruan:Avni Rudaku
Degët e LDK-së dhe PDK-së në Gjilan, duhen të dalin nga selitë e tyre të kahmotshme partiake dhe të marrin lokale të shumta që ka sot me qira dhe të lirojnë objektet publike që mund t’i shërbejnë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, partitë financohen nga kuota e anëtarësisë, mjetet nga Fondi për mbështetjen e
subjekteve politike, që ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrit të
ulëseve për atë mandat, donatorët me identitet të njohur, e jo anonimë etj.
LDK e ka objektin e trashëgimisë kulturore përballë Stacionit të Autobusëve, ndërsa PDK-ja afër Postës së Madhe. Dyjat janë parti të cilat kanë financa në nivel qendror e lokal, marrin mjete nga buxheti i Kosovës, kanë biznesmenë të fortë financiarisht, kanë anëtarësi të gjerë etj. Madje, një gjë e palejueshme ka qenë ndërhyrja në murin e jashtëm të objektit të trashëgimisë kulturore nga Dega e LDK-së në Gjilan, duke e bërë me simbole e portrete partiake, e që një ndërhyrje e tillë nuk lejohet në asnjë mënyrë të ndodhë nga një parti politike, sepse kjo “ndërhyrje ndikon nё tërësinë ose vlerat e trashëgimisë kulturore”, dhe kjo “kërkon leje të
shkruar nga institucioni kompetent”, i cili sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, nënkupton një “institucion të përcaktuar me ligj për hulumtimin,
dokumentimin, përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e ruajtjes, konservimin, restaurimin, administrimin
dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore.”