Komuna e Gjilanit, ndau mirënjohje dhe çmimet për personat e dalluar në kulturë e sport.
Avni Rudaku, sociolog, psikolog, publicist, artist konceptual, autor i disa audidokumentarëve, vullnetar ndërkombëtar në Afrikë, qytetar aktiv, autor i katër veprave, u nderua me mirënjohje si “Shkrimtar i vitit”, në një ceremoni të organizuar në Teatrin e qytetit në Gjilan.
Rudaku për kohë të gjatë merret me shkrime. Mbi një dekadë shkroi si kolumnist i rregullt në shtojcën për kulturë dhe është autor i shumë shkrimeve në mediet kosovare. Gjithashtu, Rudaku ka publikuar artikuj shkencorë edhe në revista ndërkombëtare shkencore në databazat e njohura shkencore dhe aktualisht është pjesë e projektit disavjeçar “Enciklopedia shqiptare”, në redaksinë e fushës së migrimeve, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Shqipërisë.