Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Avni Zogiani, është emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i dëshiroi atij suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Njoftimi për këtë u dha nga Zyra e Kryeministrit.
Avni Zogiani, kishte qenë më herët edhe kandidat për kryetar të Fushë Kosovës.
Zogiani ishte edhe pjesë e shoqërisë civile.