Pas përfundimit të seancës ku u shqyrtua kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve për rastin e 400 kg kokainë, është deklaruar për media mbrojtësi i të dyshuarit Izet Sheqiri, avokati Besnik Berisha.Ai tha se asnjë nga të dyshuarit nuk janë kriminel siç pretendon prokuroria por janë afaristë të çmuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.“Ata janë vetëm njerëz që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes” tha Berisha.Berisha tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të vetme ndërsa sipas tij, po të ishte i vërtet skenari që ka paraqitur prokuroria, do shitej shumë si film.“Autoritet tona s’kanë asnjë arsye me tregu që kanë ba ndoj punë të zbulimit, sepse është ardh me përcjellje. Njësoj ka qenë mundësia e manipulimit në dërgesë. Është manipular nga ky sistem i fortifikuar, i sofistikuar në porte të ndryshme”, tha Berisha.Ndryshe, sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të arrestuarit për rastin e 400 kg kokainë që janë sekuestruar të hënën në Lipjan, kanë qenë në dijeni se në kamionin e ardhur nga Brazili ka pasur edhe substanca narkotike.Një pretendim të tillë, PSRK e ka theksuar në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të arrestuarve, për të cilën kërkesë, të mërkurën është mbajtur seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.Kërkesa për caktim të paraburgimit është bërë nga PSRK për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin./BetimipërDrejtësi.
Avokati Besnik Berisha thotë se asnjë nga të arrestuarit për rastin 400 kg kokainë, nuk janë kriminel por afaristë të çmuar
Ndani këtë artikull