Kujtim Kërveshi, avokat i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtajt nuk pajtohet me cilësimin që prokuroria ia bëri plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë si “vrasje në tentativë”.
Ai tha se nuk e di se si janë lënduar dy të rinjtë.
“Nga predha e kujt janë lënduar, a janë vetëlënduar, unë nuk e di. Këtë duhet të na e tregojë prokuroria”, tha avokati në Frontal të T7.
Një recetë e lashtë për parazitët. Pastron trupin në 2-3 ditë!
Germostop
Sipas tij, njëri prej të plagosurve kishte “gërvishje në dorë”. Kërveshi shtoi dyshime se nga çfarë kanë mundur të vinin ato gërvishje.
Ai thotë se klienti i tij kishte shtënë dy herë, një herë në ajër, dhe më pas “drejt tokës”.