Avokati Petrit Lladrovci, foli rreth rregullave në komunikacion, kjo më shumë për t’i vetëdijesuar mërgimtarët.
Ai shpjegon se nëse mërgimtarët drejtojnë makinën me shpejtësi të lartë, por që kanë patentë shofer të huaj, sipas avokatit, Policia e Kosovës nuk mundet t’ua konfiskojë atë, por vetëm mundet t’ua ndalojë vozitjen në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Lladrovci shton se nëse bëjnë pagesë të dyfishtë, pra gjobën, personat me patentë shofer të huaj mund ta kalojnë dënimin me ndalim të vozitjes së automjeteve.
Lladrovci thotë se të gjitha këto janë rregulla të shkruara në rregulloren e Policisë së Kosovës.