Avokati serb, Çedomir Stajkoviq, ka bërë të ditur se sërish është ndaluar nga Shërbimi Inteligjent Serb në pikën kufitare në Horgosh.
Ai ka thënë se arsyeja se pse është ndalur sërish e njëjta.
“Vendosa lule mbi varrin e një vajze shqiptare më 18 janar 2024 në Prekaz, dhe se përfaqësojë Nikolla Sanduloviqin. BIA nuk më lejon të lëviz lirshëm për këtë”, ka thënë Stajkoviq në platformën X.
Stajkoviq ishte ndaluar edhe më 19 janar të këtij viti nga BIA dhe ishte mbajtur aty për katër orë, një dit pasi bëri homazhe në Prekaz.