Avokati Sherifi Sherifi, ka demantuar lajmin e dalë në media lidhur me arrestimin e Drejtorit të ATK-së në Gjilan.
Ai ka thënë se si avokat i palës reagon “Lidhur me shkrimin e Portalit Indeksonline lidhur me zhvillimin e një aksioni te policisë së Kosovës, përkatësisht Departamentit të Krimeve Ekonomike!
Avokati Sherifi, ka thënë se “Është e vërtetë se z. Alban Qerimi, ka dhënë një intërvistë në Stacionin e Policisë në Gjilan, me një rast që dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit nga një zyrtar- inspektor tatimor, mirëpo nuk është e vërtetë se z. Alban Qerimi, është arrestuar në flagrancë ashtu siq është përmendur në shkrimin Portalit Indeksonline”
Avokati Sherif Sherifi, ka bërë të ditur se “Klienti i tij, pas përfundimit të intervistës nga ana e policisë është liruar në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit, Inspektorit tatimor i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, por jo edhe ndaj Alban Qerimit.
Sipas Avokatit Sherif Sherifi, ai dhe klienti i tij, janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore reth shkrimit të Portalit Indeksonline, përkitazi me dezininformimin e opinionit publik,“Kinse klienti i tijë, është arrestuar në flagrancë, gjë që e ka dëmtua autoritetin e tijë profesional dhe qytetar”.