Në ditën e tretë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Venkatesëari Alagendra, mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e ka radhën për të bërë deklaratat hyrëse për rastin, raporton Gazeta Sinjali.
Alagendra ka piketuar disa pika si gabime të Prokurorisë për rastin e akuzës ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, duke thënë se një ndër to është ajo e pretendimit se UÇK-ja ka qenë ushtri e organizuar në terren.
Sipas saj, Prokuroria është bërë pjesë e propagandës ndaj UÇK-së.
Avokatja e Krasniqit: Prokuroria fantazon që UÇK-ja ka qenë e mirorganizuar në terren
“Prokuroria mbivlerëson tërësisht organizimin e UÇK-së”.
“Parashtron teori të pabazuar se UÇK-ja ishte më e organizuar se sa në fakt ishte. Është thjesht fantazi që injoron realitetin në terren. Prokuroria është bërë pjesë e propagandës ndaj UÇK-së”, ka thënë ajo.