Avokaturës së Gjilanit i është shtuar edhe një profesionist. Organizuar nga Oda e Avokaturës së Kosovës, Avni Hajrullahu ka dhënë betimin solemn, për të marrë titullin avokat i licencuar.
Ky punëtor i devotshëm dhe i palodhur, kishte kryer studimet në drejtësi, për të magjistruar më pas në shkencat juridike-financiare.
Gjatë punës së tij, ai ka një përvojë në menaxhim mbi 15 vite, duke ushtruar detyra shumë të rëndësishme. Kështu për më tepër se dhjetë vite, Avni Hajrullahu ishte drejtor ekzekutiv në NPL Stacioni i Autobusëve në Gjilan, duke qenë edhe kryetar i Unionit të Stacioneve të Autobusëve të Kosovës.
Pos punës profesionale, Avni Hajrullahu është angazhuar edhe në shoqata që promovojnë humanitetin e ndihmën për komunitetin, andaj ai është angazhuar si anëtar i Rotary Klubit “Gjilani”, i cili ka realizuar shumë projekte në Gjilan, duke ndihmuar dhe duke ia bërë jetën më të mirë komunitetit.
Një tjetër angazhim vullnetar, Avni Hajrullahu pa dyshim se ka edhe në aktivitetet kulturore e sportive, duke qenë gjithmonë pranë të rinjve.
Në ngritjen e tij profesionale, Avni Hajrullahu së fundi është licencuar edhe në avokaturë, duke vazhduar të jap kontributin e tij në drejtësi edhe në të ardhmen./Radio Star/.