Pas tetë vjetësh është shpallur aktgjykimi i rastit Toka.
Azem Syla, bazuar në vendimin e nxjerrë para pak minutash është shpallur i pafajshëm.
Rastin e lirimit të Azem Sylës e ka konfirmuar avokati Besnik Berisha.
Trupi gjykues në këtë çështje penale udhëhiqej nga Arben Hoti – kryetar i trupit gjykues, dhe anëtarët Rrahman Beqiri dhe Lutfi Shala.
Në këtë proces përveç Azem Sylës të akuzuar ishin edhe 17 persona tjerë. Sipas organit të akuzës, të akuzuarit kishin lidhje në një formë ose tjetrën në rastin “Toka”.
Rasti ishte duke u gjykuar nga gjyqtarë të misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë – EULEX, por më pas lënda ishte bartur në duart e drejtësisë vendore.
“Toka” numëron dhjetëra seanca të shtyra ose të dështuara që nga nisja e gjykimit për herë të parë më 2016.
Azem Syla dhe të tjerët akuzoheshin nga Prokuroria se si grup i organizuar kriminal kishin bashkëpunuar mes vete me qëllim që përmes falsifikimit të vendimeve dhe dokumenteve zyrtare t’i privonin Kosovës disa prona shoqërore.
Azem Syla në prill të këtij viti ka mbushur 73-vjeç. Ai ishte arrestuar më 2016-ën, kur ishte 65-vjeçar.