Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, Ardian Azemi ka reaguar ndaj shumës së vogël që parashihet për t’u mbështetur projektet e Gjilanit nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për vitin 2022.
“Gjilani nuk e meriton me ba hajgare me të. Ka lyp ndryshim, ka besu se këta janë ndryshimi, por kjo nuk i jep te drejt pushtetit qendror me ba hajgare me ta”, ka thënë Azemi, transmeton 2LONLINE
Sipas tij, Gjilani nuk ka deputetë, ka veç kukulla të kurdisura për të votuar ashtu siç iu kërkohet.
“Asgjë tjetër nuk bëjnë, sepse as nuk dinë e as nuk guxojnë. Mjerim”, ka thënë Ardian Azemi i AAK-së.
Përndryshe, ja projektet të cilat do të mbështeten nga buxheti i Republikës së Kosovës për komunën e Gjilanit gjatë vitit 2022 janë:
– Ndëtimi i çerdhes për fëmijë në Dobërçan, ndahet shuma prej 100 000€.
– Asfaltimi i rrugës në fshatin Kokaj, ndahet shuma prej 100 000 €.
– Vazhdim i punimeve në Palestrën Sportive në Zhegër, ndahet shuma prej 270 000 €.
– Funksionalizimi dhe injektimi i dy puseve të reja për ujë të pijshëm në Gjilan, ndahet shuma prej 98 200€.
– Zëvendësimi i gypit transportues të ujit në Përlepnicë, ndahet shuma prej 150 000€.