Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, Ardian Azemi, ka thënë se zhvillimi ekonomik nuk ndodh duke e grumbulluar paranë publike në xhepin e shtetit duke mos e shpërndarë atë në projekte kapitale.
Azemi përmes një postimi në Facebook ka thënë se pamjet nga vetorganizimi i banorëve të fshatit Capar duke rregulluar vet rrugën, janë imazh i keq për institucionet komunale.
Reagimi i plotë:
Pamje aspak të mira na vijnë nga fshati Capar i Gjilanit ku shihen qytetarë duke e bërë sanimin e rrugës me mjete vetanake sepse Komuna nuk i përgjigjet kërkesave të tyre.
Qytetarët paguajnë taksa në mënyrë që shteti me qenë afër tyre për kërkesat e tyre.
Vendi nuk zhvillohet me logjikën e grumbullimit dhe mbajtjes të parasë publike në xhepin e shtetit, por duke e shpërndarë atë në investime kapitale për të mirën e përgjithshme.
Asfallti nuk hahet, por që sjellë mundësi zhvillimi e përparimi, kjo nuk don diskutim!