Mbushja në nivelin maksimal të pendës së Përlepnicës, nuk i zhdukë reduktimet me ujë të pijes.
Disa qytetarë të Gjilanit, njoftojnë se edhe sonte, në prag të festës së Kurban Bajramit, kur uji nevojitet më shumë se netëve të zakonshme, lokalitete të ndryshme në Gjilan nuk kanë ujë.
Përlepnica, Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, si dhe lagjja Arbëria, janë pa ujë, ndërsa në faqen e KRU “Hidromorava”, nuk ka ndonjë njoftim nëse ka reduktime për shkak të ndonjë prishje ose ndonjë arsyeje tjetër.
E shihni ku jemi? Ende flasim për reduktimet e ujit, për kanalizim e për tema të ngjajshme të cilat bota i ka të mbyllura si tema ndoshta me mijëra vite.
Haj medet!