Pas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës, greva e radhës e organizuar në Kosovë do të jetë nga Sindikata e Sektorit Privat. Këtë e ka konfirmuar vetë kryetari, Jusuf Azemi.
I njëjti ka treguar arsyet pse do të fillojë greva dhe diskriminimin që Qeveria Kurti ka bërë në 3 raste me punëtoret e sektorit privat të Kosovës.
Qeveria e Kosovës më 3 shtator përgatiti një pako 150-milionë, që do të përfshijë subvencionimin e rrymës, si dhe mbështetje financiare për disa kategori të shoqërisë.
Ajo kishte paraparë që për sektorin privat mbështetjen ta lërë në kapacitetet e punëdhënësve, të cilët do t’i subvencionojë përgjysmë për tre muaj po qe se ua rrisin pagat punëtorëve.
Këtë kushtëzim e kundërshtoi Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës të cilët i kishin dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit të financave, Hekuran Murati.
Dëmtimi i punëtoreve të sektorit privat sipas sindikalistit Azemi u bë në tre raste, fillimisht me 60 eurot që u ndanë për mjekët e infermierët por jo për punëtoret teknik, më pas kur qeveria dha nga 100 euro dhe shumica e punëtoreve të këtij sektori nuk mundën të aplikojnë për ato shtesa, dhe së treti simulimi që u pretendua të bëhej me 50 euro nga qeveria e 50 euro nga punëdhënësit.
“Realisht, deri te ky vendim kemi ardh pasi që pasi në një kohë shumë te shkurtër u dëmtuam 3 herë punëtoret e sektorit privat, kryesisht nëpër spitale ambulanta dhe Qendra të Mjekësisë familjare, qeveria e Kosovës ndau nga 60 euro, çështje simbolik për mjeket e infermieret, por, jo për punëtoret teknik dhe të pjesës fizike.
Rasti i dytë, u dëmtuam pasi qeveria kur dha nga 100 euro për secilin punëtorë, disa punëtorë nuk ditën t’i mbushin aplikacionet tyre dhe njëfarë forme e humbën këtë të drejtë me çka ne si Sindikatë bëme kërkese tek ministri Murati që të na jepet një mundësi dhe se paku mjetet që nuk i kanë marr kryesisht punëtoret e sektorit privat që janë të varfër të na jepet një mundësi për ri-aplikim, nuk na e dha ketë mundësi.
Simulimi i tretë që po bëhet për punëtorë te sektorit publik e privat, punëtoret e privatit ne fillim kur u mor vendimi dhe thanë qe edhe e kushtëzoi qe nëse pronari i jep 50 euro do ti jap edhe unë, ne menduam që është gabim teknik dhe nuk është kuptu mire, të shtunën u mor vendimi për simulim ne ketë formë“, tha kryetari i Sindikatës.
Azemi tregoi se i kanë dërguar letër edhe shefit të ekzekutivit, Kurtit por edhe ministrit të financave, duke thënë se sektori privat po pranon t’i marrë vetëm 50 euro nga Qeveria dhe jo 100 euro.
Kjo pasi sipas tij, pronarët e kompanive private nuk do ta bëjnë këtë financim.“Fatkeqësish këto mjete në vend që të shkojnë në buxhetin e një familje të varfër të këtyre punëtoreve mbeten në buxhetin e Kosovës dhe, ne i shkruam edhe kryeministrit edhe Muratit i thamë ne po pranojmë që ta marrim vetëm 50 euroshin e qeverise pasi që jemi të vetëdijshëm që pronarët e kompanive s’do ta bëjnë ketë financim, dhe i thamë mjetet që i ke nda me i qit, njëfarë forme po pajtohemi ti marrim veç 50 euro”, tha sindikalisti./EO/