Babai i 17-vjeçarit nga Kosova, Rinor Bunjaku, që humbi jetën të premten e shkuar në Oberglatt të Cyrihut në Zvicër ku u gjet në shinat e trenit, i ka dedikuar disa vargje prekëse të birit, transmeton albinfo.ch.
Ai ka shkruar në “Facebook” për djalin që ka ndërruar jetë tashmë. “Ti po fle, e unë ende po pres qe ti me u zgjua, po thërras, ama ti s’po çohesh, më lerë unë të vdes e ti çohu”, ka shkruar ai.
Fatmir Bunjaku ka thënë se nuk po mund ta marrë ende vetën dhe të kuptojë se djali i tij nuk është më.
Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj, në orën 13.00, në varrezat “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.