Naim Musliu e ka quajtur politike vdekjen tragjike të djalit të tij, Agonit, në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ai fajësoi Vetëvendosjen për rastin tragjik, të cilin disa herë e quajti edhe vrasje.
“Vdekja e djalit tim është vdekje politike. Vdekje politike. Pse e them këtë? Se kam fakte”, ka thënë ai, duke shtuar të gjithë akterët tjerë politikë e kishin kuptuar se djali i tij s’duhej të karantinohej, përveç LVV-së”, tha Musliu.
Ai Qendrës së Studentëve, që shërbeu si karantinë në kohën e rastit tragjik, shpeshherë iu referua si “burgu i Albinit”.
“Ky dërgim në burgun e Albinit është varë nga Vetëvendosje. Prandaj edhe s’po i them Qendra e Studentëve, por burgu i Albinit”, ka thënë ai.