Ragip Xhaka po e pret me padurim dhe me emocione përballjen në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Babai i Granit Xhakës thotë se kjo lojë do të jetë një festë për të dyja vendet, duke e pasur parasysh lidhjen dhe afërsinë që e kanë ata.
“Do të jetë një festë për të dyja vendet. Unë jam babai më krenar në botë. Graniti mund të japë shumë si kapiten i ekipit kombëtar të Zvicrës. Unë dhe gruaja e ime e dimë shumë mirë se çka i detyrohemi Zvicrës dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj këtij vendi”, deklaroi Ragip Xhaka për mediumin zviceran, “Blick”.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar para luftës në Kosovë, kur ishte rrahur, maltretuar dhe burgosur nga regjimi serb.
Më pas, pas shumë sakrificave ia doli të përfundonte në shtetin helvetik, ku nisi ta ndërtonte një jetë të re.