Shkruan: Izmi Zeka
Bacë na fal neve të gjallëve
Edhe pse luftove një jetë të tërë për neve ne harruam nga erdhëm
Baca Metush sot edhe tradhtarët janë bërë atëdhetar
Bac kishte të drejt Fan Noli dhe Faik Konica në fillimet e shekullit XX që thonin se sot nga tradhtari të bëjnë hero dhe të kundërtën
Baca Metush ti rri i qetë se e bëre punën tënde në emër të idealit dhe bashkimit kombëtar.
Kështu jemi ne të gjallët.
Historia po na përsëritet dhe kush se di çka bëmë dje.
Mallkimi do të bie mbi ta thoshte i madh Hasan Prishtina.
Ai shiti ofiqet për lirinë e shqiptarëve.
Eu bac Metush ideologu i lëvizjes kombëtare të viteve 50-ta e këtej të shekullit XX ti vdiqe por ne të gjallët kemi vdekur herët.
Sot bac edhe ata që kërkuan vdekjen tënde sillen si pashallar të kombit dhe askush nuk i sheh por as që kanë turpin për atë që bënë në dëmë të këtij popuuli.
Edhe tek shatorja jote vijnë e përkulen bac duke të thurrur lavde.
Bac ata të djeshmit dhe këta të sotmit po e dëmtojnë Kosovën në emër të Evropianizimit.
Çka ti bësh bac nuk mësuam asgjë nga e kaluara historike.
Unë të falem Heroi i ditëve tona Metush Krasniqi.